Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.]
Përmes një postimi në facebook, Osmani theksoi se është gjithmonë kënaqësi të takohet dhe të bisedojë me Sharifin, ndërsa e falënderoi atë për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif, të cilin e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm në thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Gjithashtu vlerësova rolin e rëndësishëm të Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke reflektuar përkushtimin e këtij shteti për paqen, dhe u urova suksese në raundin e ardhshëm të ndërmjetësimit”, ka shkruar Osmani.

