Kosovë Lajme

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

    Në dhjëtëditorin e fundit për zgjedhjen e presidentit, nesër pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Takimi do të zhvillohet të hënën në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit, shkruan Gazeta Express.

    Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.

    Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

    Arbër Rexhaj, nga kjo parti, deklaroi për KosovaPress, se java e ardhshme pritet të karakterizohet me takime më të shpeshta të Kurtit, duke theksuar nevojën që procesi të kalojë nga diskutimet e përgjithshme në propozime konkrete për emra.