Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka ka bërë të ditur se ka falënderuar Këshilltarin Special të Presidentit amerikan Donald Trump, Massad Boulos, për përkrahjen e palëkundur të administratës amerikane ndaj vendit tonë.
“Falënderova Këshilltarin Special të Presidentit Trump, z. Massad Boulos, për mbështetjen e palëkundur të Administratës Trump për Kosovën, përfshirë edhe për ftesën e SHBA-ve që Kosova të jetë anëtare themeluese e Bordit të Paqes”, ka shkruar Osmani, raporon IndeksOnline.
Në reagimin e saj, ajo ka shprehur gjithashtu shpresën që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, teksa theksoi përkushtimin për të punuar së bashku në avancimin e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.
“Shpreha gjithashtu shpresën time që kjo mbështetje për popullin e Kosovës do të vazhdojë, ndërsa punojmë së bashku për të avancuar paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do të vazhdojë të jetë vendi më pro-amerikan në botë”, ka shkruar Osmani.

