Botë Lajme

Trumpi thotë se nuk do ta lejojë Iranin ta shantazhojë SHBA-në me Hormuzin

    Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale të shtunën, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po zhvillohen “bisedime shumë të mira” me Iranin, por theksoi se nuk do të lejojë që Teherani ta “shantazhojë” SHBA-në përmes Ngushticës së Hormuzit.

    Ai shtoi se Irani po sillet “pak dinak, siç ka bërë për 47 vjet”.

    Trumpi rikujtoi gjithashtu se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të vazhdojë derisa “marrëveshja jonë me Iranin të jetë 100% e përfunduar”.

    Nga ana tjetër, kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se ndonëse “është bërë përparim” në negociatat për përfundimin e luftës me SHBA-në, të dyja palët janë “larg diskutimit përfundimtar”.

    Ghalibaf, një nga negociatorët iranianë, ishte javën e kaluar në Pakistan për bisedime paqeje me përfaqësues amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance.

    Deri më tani nuk është caktuar një datë për raundin e ardhshëm të bisedimeve.