Botë Lajme

Sulm i armatosur brenda një shkolle në Turqi, mbi 16 të plagosur

    Një ish-nxënës ka hapur zjarr në një shkollë të mesme në juglindje të Turqisë të martën, duke plagosur të paktën 16 persona para se të vriste veten, bëri të ditur një zyrtar.

    Sulmuesi 18-vjeçar, i armatosur me një pushkë gjahu, qëlloi në një shkollë profesionale në Siverek, në provincën Sanliurfa, përpara se të fshihej brenda ndërtesës. Më pas ai i dha fund jetës me të njëjtën armë, tha guvernatori Hasan Şıldak.

    Një mësues, i cili ishte në mesin e të plagosurve, ndodhet në gjendje të rëndë, raportoi televizioni NTV.

    Motivi i sulmit mbetet i paqartë. Të shtënat në shkolla janë të rralla në Turqi.