Ish-shefi i Fenerbahçes, Hakan Safi, i cili është edhe biznesmen në Turqi, ofroi bonus prej 1 milion eurosh nëse Kombëtarja Turke e Futbollit kualifikohet për Kupën e Botës 2026.
Federata Turke e Futbollit e pranoi ofertën dhe Safi theksoi se mbështetja e tij për ekipin kombëtar do të vazhdojë, raporton mediumi turk Yenicag.
Mediumi e ka vlerësuar si “ndeshje të vështirë” përballjen me Kombëtaren e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Edhe Qeveria e Kosovës ka premtuar një milion euro për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në rast të kualifikimit ndaj Turqisë, e cila e çon kombëtaren e Kosovës në Kupën e Botës.

