Botë Lajme

Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se shteti i tij ka arritur marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

    Njoftimi i Zelenskyt është bërë pas takimit që ai e ka pasur me presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

    Sipas mediave në Emirate, dy udhëheqësit i kanë shqyrtuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh sipas Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ekonomike midis dy palëve.

    Ata kanë diskutuar edhe për zhvillimet e sigurisë dhe për përshkallëzimin ushtarak të situatës në rajon, me ndikim në ekonominë globale.

    Zelenskyt në fillim të kësaj jave ka nisur një turne rajonale, pas zhvillimeve më të fundit me luftën në Iran.

    Në Kievin zyrtar kanë thënë se Ukraina është duke i ndihmuar Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Jordaninë me ekspertizë në dronë dhe në ndërtimin e sistemeve mbrojtëse.

    Në këmbim, Ukraina ka kërkuar nga vendet e Gjirit raketa më të avancuara të mbrojtjes ajrore, e të cilat i duhen për t’iu kundërvënë sulmeve raketore të Rusisë.

    Ukraina është bërë një prej prodhuesve kryesorë në botë të mbrojtësve të avancuar me dronë, të testuar në betejë, të cilët janë si me kosto të ulët si dhe efikas. Këto sisteme kanë luajtur një rol kyç në mbrojtjen kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, i ka nisur prej më shumë se katër vjetësh.