Kosovë Lajme

Osmani: Historia e Nënës Ferdonije simbol i dhimbjes dhe qëndresës, kërkimi për drejtësi vazhdon

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 27 vjetorin e masakrave në Kosovë, ku ka thënë se Nëna Ferdonije ka përjetuar dhimbjen që nuk shuhet kurrë.

    E para e vendit tha se katër djemtë dhe bashkëshorti i Nënës Ferdonije u rrëmbyen dhunshëm nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

    “Eshtrat e dy djemve janë gjetur, një copë e së vërtetës është zbuluar. Por për dy djemtë e tjerë dhe bashkëshortin, pritja vazhdon. Një pritje që nuk është vetëm e saj, por e gjithë shoqërisë sonë. Një plagë që ende nuk është mbyllur”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka thënë se historia e saj është histori e dhimbjes, por edhe e forcës së jashtëzakonshme.

    Sipas Osmanit, kjo është një dëshmi se dashuria e një nëne nuk dorëzohet asnjëherë.