Sport

Shkruhet historia, Dowman i Arsenalit bëhet golashënuesi më i ri në histori të Premierligës

    Ndeshja e sotme ishte një e veçantë për talentin 16-vjeçar të Arsenalit, Max Dowman.

    Kjo pasi që ai shënoi gol ndaj Evertonit, duke u bërë edhe golashënuesi më i ri në histori të Premierligës angleze.

    Ai theu rekordin që e mbante deri më tani ylli i Liverpoolit, Rio Ngumoha.

    Kujtojmë se “Topçinjtë”, fituan ndaj Evertonit me rezultat 2-0 duke i dhënë një shtysë të madhe drejt titullit.