Kosovë Lajme

Haxhiu pret ambasadorin turk, vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

    Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

    Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

    Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.