Kosovë Lajme

SHBA mbështet zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

    Në kuadër të takimeve me anëtarët e kabinetit të ri qeveritar, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Sipas njoftimit të ambasadës, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    “Partneriteti në mbrojtje ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës forcon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës dhe kontribuon në stabilitetin rajonal dhe global”, thuhet në komunikatë.

    Ky takim vjen në një kohë kur forcat e sigurisë po përqendrohen në rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar stabilitetin në rajon.