Botë Lajme

Trumpi i ofron “garanci” Kosovës në raport me Serbinë

    Kosova e Serbia është një prej çështjeve për të cilat presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar për ofrim të “garancive”.

    Duke folur për parandalimin el uftërave në botë, Trumpi i është drejtuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes me fjalët se “nëse nuk ia dilni (në raportet me Serbinë v.j.) më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”.

    Në këtë mbledhje, Trumpi e ka vlerësuar Iranin si çështjen më të rëndësishme së fundmi, ndërsa ka theksuar se shpreson që ta arrijë një marrëveshje me këtë shtet.

    E aty u bë e ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para që janë zotuar për dërgimin e trupave paqeruajtëse në kuadër të një force të përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Gazë.

    Teksa Osmani nuk pati të drejtë fjale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkoi nga SHBA-ja lëvizje për të akuzuarit që po gjykohen për krime lufte në Hagë.