Kosovë Lajme

Lirimi i komandantëve të UÇK-së? Rama e Osmani bisedojnë me Trump pas takimit

    Në përfundim të mbylljes së takimit të Bordit të Paqes në Washington, presidenti amerikan Donald Trump u takua me të gjithë liderët që morën pjesë, përfshi këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Të tre ata shkëmbyen gjithashtu disa fjalë me njëri-tjetrin gjatë takimit, por ende nuk dihet ekzaktësisht se cfarë biseduan.

    Më herët gjatë fjalës së tij, Edi Rama i kërkoi ndihmë Trump për krerët e UCK-së që mbahen në Hagë padrejtësisht dhe rrezikojnë të dënohen për luftën kundër spastrimit etnik që Serbia kreu në Kosovë.