Kosovë Lajme

Osmani: Askush s’mund ta njollosë luftën e UÇK-së, s’mund të shtrembërohet historia e shkruar me gjak

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ceremoninë e parakalimit të Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në 18- vjetorin e pavarësisë ka thënë se se askush s’mund ta njollos luftën e UÇK-së, e cila ishte lufte e drejtë, çlirimtare e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet.

    Ndërsa ka thënë se pa kontributin e jashtëzakonshëm të UÇK-së, pavarësia nuk do të ishte realitet.

    “Sot para jush qëndron një republikë 18-vjeçare, e lindur nga sakrifica. Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për të mbrojtur lirinë e vet. Kosova është shtëpia jonë dhe se ne sot përulemi me respekt para artyre që kontribuuan në këtë ditë. Ishte Ibrahim Rugova, i cili e mbajti gjallë shpresën, dinjitetin dhe identitetin e popullit tonë. Sakrifica e pashembullt e familjes Jashari. Nderojmë çdo të ri, çdo grua e burrë që luftoi në UÇK. Bijtë dhe bijat me të mirë të këtij vendi. Nderojmë sakrificen e veteranëve të luftes. Le te përsërisim qartë, se askush s’mund ta njollosë luftën e UÇK-së. Ishte lufte e drejtë, çlirimtare e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa kontributin e jashtëzakonshëm të UÇK-së, pavarësia nuk do të ishte realitet. Duke e mbrojtur luftën e UÇK-së, e mbrojmë shtetin edhe pavarësinë. Këto vlera sublime, s’do të lejojmë t’i njollosë askush. Historia e shkruar në gjak, nuk mund të shtrembërohet nga askush”, tha Osmani.