Kosovë Lajme

Ramës dhe qeverisë së tij rilindse nuk ja ndjen për UÇK-në e për luftëtarët e saj

    Shkruan Sokol Kolgjini

    Ramës dhe qeverisë së tij rilindse nuk ja ndjen për UÇK-në e për luftëtarët e saj

    Atij nuk ja ndjen as për gjykatën e as për ata që po gjykohen aty.

    Sepse atij nuk ja ndjen as për Kosovën e as për Shqipninë.

    Gjithçka që ai e ban, e ban veç për veten e tij.

    Edhe vizita e sotme në Kosovë nuk ishte për asgja tjetër veçse për me fiksue karriken e tij që po i lëviz. Ndigjojeni fjalën e tij se si në mënyrë të pa skrupullt përpiqet të relativizojë dhe ti përcjellë problemet e tij në Kosovë duke përfolë publikisht Presidenten Osmani.

    Me sjelljen paternaliste, ai don me e përdorë Kosovën si vendin për të cilin pyetet dhe në të cilin ai ka influencë. Kështu të krijojë idenë se akoma asht i vlefshëm për stabilitetin e Ballkanit.

    Kosova, për të, asht fija e barit në të cilën ai don të shpëtojë nga mbytja.

    Por nuk ka për të ndodhë. Je i “mbytun”.

    Fati i Kosovës asht vendos ndryshe nga intetesat tua dhe të Vuçiqit për destabilizim, e që ju të paraqiteni si stabilizues.

    Misioni yt ka mbarue me dështim.

    Pavarsisht pritjes fisnike që të ban Kosova, të cilën ti nuk e meriton aspak, kushdo tashma e dinë se kush je e çfar përfaqëson.

    Pritjet tua janë thjesht kortezi, kudo që të shkosh.