Kosovë Lajme

Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

    Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për të hënën nga ora 10:00.

    Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimet e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për ta lexuar dokumentin 700-faqësh.

    Deputetët e opozitës kanë thënë se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi që të bëjnë propozime.

    Haxhiu më pas i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën.

    Buxheti është në vlerë 4 miliardë euro.

    Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Pagën e 13-të, sipas Muratit, do ta marrin ata që kanë mbi 12 muaj në punë.