Kosovë Lajme

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, e quan mik të madh të Kosovës

    Presidentja Osmani takoi Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin: Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin.

    Presidentja Osmani ka shkruar:

    Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës.

    Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti.

    Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite. /Press7.tv/