ShowBiz

Xheneta Fetahu pas operacionit: Falënderon mjekun që i riktheu frymëmarrjen

Screenshot

    Xheneta Fetahu ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale, duke ndarë me ndjekësit gjendjen e saj shëndetësore pas operacionit.

    Në postimin e publikuar, ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë kontaktuar dhe janë shqetësuar për shëndetin e saj, ndërsa një falënderim të veçantë ia ka drejtuar mjekut që u kujdes për të, duke theksuar se falë ndërhyrjes së tij i është rikthyer frymëmarrja.

    Fetahu ka njoftuar se aktualisht është e lodhur dhe ka ende ënjtje në sy, ndaj nuk po e përdor shpesh telefonin, por ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar nga publiku.

    Postimi i saj ka marrë reagime të shumta pozitive dhe urime për shërim të shpejtë./press7.tv