Kuriozitet

Ari arrin rekordin historik, shqetësimet globale rrisin kërkesën

    Çmimi i arit ka arritur një nivel historik duke kaluar 5,000 dollarë për ons (një ons i ka 28 gramë), për herë të parë të dielën vonë. Arit i është rritur çmimi mbi 17 për qind vetëm këtë vit, ndërsa rritja vjetore vazhdon trendin e fortë nga viti 2025, kur ky metal i çmuar u rrit rreth 64 për qind – shifra më e madhe vjetore që nga viti 1979.

    Ekspertët ekonomikë theksojnë se rritja historike është nxitur nga kombinimi i faktorëve gjeopolitikë, politika të paqëndrueshme dhe pasiguri e tregjeve financiare, raportoi CNN-i.

    Vendimet e fundit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë tensionet tregtare me aleatët kryesorë, kërcënimet me tarifa ndaj Kanadasë dhe rastet politike që kanë trazuar tregjet globale, janë ndër faktorët kryesorë që kanë çuar investitorët drejt arit si strehë të sigurt.

    Një nga faktorët kryesorë të kësaj rritjeje është edhe dobësimi i dollarit amerikan, gjë që ul koston e arit për blerësit ndërkombëtarë dhe e bën atë alternativë më tërheqëse ndaj aseteve të tjera.

    Përveç arit, edhe argjendi ka regjistruar rritje të rëndësishme, duke kaluar për herë të parë shifrën 100 dollarë për ons.