Lajme Maqedoni

“Qyteti i Sigurt” nis nga 1 shkurti, pritet miratimi në kuvend

    Zv Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Astrit Iseni gjatë një intervistë dhënë TVM2 ka thekësuar se Projekti “Qyteti i Sigurtë”, do të duhet të filloj të funksionoj që nga data 1 shkurt, dhe se MPB ka marrë garanca të sigurta edhe pas takimit të liderëve se ky ligj për të cilën nevojiten 2/3 e votave në Kuvend të kaloj, dhe të marrë ditën jeshile.

    “Ne mendojmë se ky projekt do të fillojnë me 1 shkurt, vetëm se është gati gjithcka, dhe pritet që gjatë javës së ardhëshme të kaloj në Kuvend, nevojiten 2/3 e votave, por nuk nevojitet badenteri, dhe kemi edhe një garancë edhe prej takimit të liderëve dhe shpresoj se është në dobi të të gjithë qytetarëve, dhe vetëdija është shumë e ngritur se ky projekt nuk duhet dështuar, me qenë se është një nga investimet më kapitale në MPB”, deklaroi Zv Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Astrit Iseni.

    Iseni poashtu ka thekësuar se krahasuar muajin dhjetor memuajin janar kur edhe filluan të funksionojnë kamerat e sigurisë numri i aksidenteve dhe i shkeljeve në komunikacion ka rënë për 50 për qind, por sipas tij qëllimi kryesor i Ministrisë dhe i këtij projekti është që të ulet numri i viktimave në komunikacion ku Maqedonia ka afërsishtë 150 viktima në vit.

    Një shqetësim sipas Isenit ishte edhe fakti se njoftimi për shkeljen në komunikacion deri më tani kanë ardhur vetëm në gjuhën maqedonase, dhe kjo duhet të rregullohet.

    “Kur kanë filluar të vinë këto porosi, të njëjtat vinë vetëm në gjuhën maqedonase, dhe kjo për ne paraqet problem, dhe këtë çështje duhet ta ngrisim edhe më lartë, dhe besoj se në takimin e fundit të liderëve, është diskutuar edhe kjo se gjitha gjobat të vinë edhe në gjuhën shqipe, por jo vetëm këtë janë dakorduar edhe për të gjitha pikat e më parme në lidhje me përfaqësimin e gjuhës shqipe siç është ajo tek uniformat, apo tek veturat që të gjitha këto të rregullohen në bazë të kushtetutës”, theksoi Iseni.

    Iseni në fund foli edhe për avansimin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku thekësoi se brenda 18 muajve të kaluara janë avansuar afër 300 shqiptarë në pozita të ndryshme.