ShowBiz

Dyshohet se u kap me drogë, arrestohet aktori turk

    Aktori turk Can Yaman është arrestuar në Turqi nga një hetim për trafikim droge në mesin e disa të tjerëve.

    Yaman, përveç në Turqi, u bë i njohur edhe në Itali me disa role kryesore në seriale. Në mesin e të arrestuarve të tjerë ishte edhe aktorja Selen Gorguzel.

    Shtatë të arrestuarit u janë nënshkruar testeve mjekësore për të vërtetuar nëse kanë përdorur droga, raportoi CNNTurk.

    Të premten mbrëma policia bastisi nëntë klube nate me fokus trafikantët e drogës. Hetimi është bërë për disa javë dhe deri tash hetuesit kanë identifikuar mbi 20 të dyshuar, ku bëjnë pjesë të famshëm, gazetarë e të tjerë.

    Sipas mediave turke, Yaman pretendohet se u kap me narkotikë brenda njërit prej objekteve të bastisura, për çka edhe u arrestua.