Lajme Maqedoni

Deputeti Bekim Qoku nga VLEN, uron 28 Nëntorin: “Sot zotohemi ta mbajmë flamurin lart”

    Deputeti Bekim Qoku, njëherësh Koordinator i Koalicionit VLEN, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke theksuar rëndësinë e krenarisë dhe unitetit kombëtar.

    Në urimin e tij, Qoku thekson se kjo ditë është më shumë se festë: është zotim për të mbajtur lart vlerat dhe simbolet kombëtare.

    “Sot, përveçse festojmë, ne zotohemi ta mbajmë flamurin lart, që kombi ynë të ecë përpara me kryelartësi.
    Të gjithë shqiptarëve kudo janë, gëzuar Dita e Flamurit!”, ka deklaruar Bekim Qoku.

    Urimi i tij vjen në kuadër të festimeve mbarëkombëtare për 28 Nëntorin, ditë që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe simbol të bashkimit të shqiptarëve./press7.tv

    Statusi i plotë:

    https://www.facebook.com/share/p/1E95HvhHiA/?mibextid=wwXIfr