Kosovë Lajme

Mitrovica e Veriut rithërret kuvendin komunal, kësaj radhe me simbole të Republikës së Kosovës

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka ridërguar ftesat për pjesëmarrje në seancën e Asamblesë Komunale.

    Seanca e ftuar për 5 dhjetor, është ripërpiluar, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndaluar mbajtjen e saj, pa vulën dhe kredencialet zyrtare të Republikës së Kosovës.

    Në dokumentin e siguruar nga IndeksOnline vihet re se ftesa për betimin solemn të kryetarit të ri të kësaj komune, Milan Radojeviq, përveç se figurojnë emblema dhe vula shtetërore, po ashtu ftesa është e përpiluar edhe në gjuhën shqipe.

    Më poshtë dokumenti: