ShowBiz

Tuna shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

Screenshot

    Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu është një nga artistet që ka reaguar pas lajmit të hidhur për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi.

    Tuna ka publikuar një story në rrjetet sociale, ku ka postuar fotografinë e saj dhe Shpatit të shoqëruar me një zemër të thyer, duke shprehur kështu dhimbjen dhe ngushëllimet e saj për humbjen e artistit.

    Reagimi i saj është një prej shumë mesazheve të yjeve të estradës që kanë nderuar kujtimin e Shpat Kasapit, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në muzikën shqiptare.

    Artistët dhe publiku vazhdojnë të ndajnë momente, kujtime dhe mesazhe prekëse në nder të këngëtarit të ndjerë./press7.tv