Maqedoni ShowBiz

Arben Fetai shpreh respekt dhe ngushëllime për Shpat Kasapin

    Shkup, 26 nëntor 2025 –Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai,ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

    Përmes një postimi publik, Fetai shprehu dhimbjen dhe respektin e tij për artistin:

    “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, një artist që la gjurmë në muzikën tonë dhe në kujtesën e një brezi të tërë.
    Shpati ishte shembull i talentit të pastër dhe i lidhjes së sinqertë me publikun. Ikja e tij e parakohshme është humbje e madhe për skenën muzikore dhe për komunitetin tonë kulturor.
    Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Kasapi, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën.
    Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.”

    Reagimi i Fetait është një nga mesazhet më të ndjera që pasqyron dhimbjen e figurave publike për humbjen e një prej emrave të rëndësishëm të skenës muzikore shqiptare./press7.tv