Lajme Maqedoni

Gëzuar Festat e Nëntorit! Arben Fetai në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup

    Në Shkup u organizua sonte pritja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, me rastin e Festave të Nëntorit. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Arben Fetai, i cili vlerësoi organizimin dhe atmosferën e ngrohtë të mbrëmjes.

    Fetai theksoi se 28 Nëntori është një datë që për shqiptarët përfaqëson identitet, histori dhe krenari. Ai shtoi se këto momente shërbejnë si kujtesë për sakrificat e paraardhësve dhe si nxitje për të punuar me përkushtim për brezat që po rriten dhe për ata që do të vijnë.

    Ai falënderoi Ambasadorin Denion Meidani për mikpritjen dhe organizimin e mbrëmjes festive, e cila bashkoi figura nga fusha të ndryshme për të nderuar vlerat dhe rrugëtimin historik shqiptar.

    Në fund të fjalës së tij, Fetai përcolli urimin e tij për gjithë shqiptarët: Gëzuar Festat e Nëntorit!/press7.tv