Kosovë Lajme

Iniciativa Qytetare “Demokracia” e Demaliajt shkrihet në PDK

    Iniciativa Qytetare “Demokracia” e Shkumbin Demaliajt është shkrirë në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar për këtë.

    “Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!” – ka shkruar Hamza në Facebook.

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 28 dhjetor.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1220865199930642&set=a.311352157548622&type=3&ref=embed_post