Sport

Spalletti e qortoi Edon Zhegrovën, zbulohet arsyeja pse nuk luajti kundër Fiorentinës

    Edon Zhegrova ende nuk e ka fituar vendin e tij te Juventusi.

    Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë mbrëm në ndeshjen me Fiorentinën, duke pasur reagime të shumta në Kosovë e po ashtu edhe në Itali.

    Gazetari italian, Dario Pellegrini ka raportuar se Zhegrova është qortuar para ndeshjes nga trajneri Luciano Spalletti.

    Kjo pasi sulmuesi kosovar ishte i acauruar me thirrjet e tifozëve vendas, gjatë ngrohjes.

    Sipas tij, Zhegrova iu drejtua atyre për tu përgjigjur me një gjest gjë që nuk i pëlqeu Spallettit dhe e qortoi për këtë.

    Tagged edon zhegrova, spalleti, sportmania, sportmania.al