Kosovë Lajme

Kurti mirëpret vendimin për 28 dhjetorin: “Festa e demokracisë po afron”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës 28 dhjetor si ditë të zgjedhjeve të parakohshme në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti theksoi se dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë dhe bëhet edhe më domethënëse kur pjesëmarrja e qytetarëve është sa më e madhe.

    Ai theksoi se institucionet shtetërore duhet të sigurojnë kohë dhe kushte të mjaftueshme për përgatitjet e nevojshme që procesi të jetë i rregullt, i drejtë dhe plotësisht demokratik. Kryeministri u shpreh se data e caktuar nga Presidentja është më e përshtatshmja për zhvillimin korrekt të zgjedhjeve të parakohshme që po priten.

    Sipas tij, pjesëmarrja masive dhe përgatitja institucionale janë dy shtyllat kryesore për një proces zgjedhor të suksesshëm dhe në përputhje me standardet demokratike.press7.tv

    Statusi i plotë:

    https://www.facebook.com/share/p/17A7w2G3V4/?mibextid=wwXIfr