Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel e ka vlerësuar kombëtaren shqiptare, duke deklaruar se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme në manovrat e kuqezinjve.
Tuchel vlerësoi lojën e deritanishme të ekipit të Silvinjos, që siç tha ka treguar se e meriton plotësisht vendin e dytë në grup.
“Pashë që Shqipëria dhe Serbia janë shumë të apasionuara pas ekipeve të tyre të futbollit, ata gjithmonë kanë lojtarë shumë të talentuar që luajnë në ligat më të mëdha, kështu që menduam menjëherë se ishin dy ekipet për t’u mposhtur. Tani shohim që Shqipëria e meriton plotësisht vendin e dytë. Është shumë e vështirë të krijosh dhe të shndërrosh raste kundër tyre. Mendoj se do ta dominojmë ndeshjen, mendoj dhe shpresoj, por vetëm posedimi i topit nuk mjafton, kështu që duhet ta kontrollojmë lojën dhe të jemi të vetëdijshëm për të kontrolluar kundërsulmet. Duhet të përpiqemi ta transformojmë posedimin e topit në raste për gol. Nëse i kemi, normalisht jemi mjaftueshëm të qartë për të shënuar. Por presim një ndeshje të vështirë”, tha trajneri anglez.

