Kosovë Lajme

Jo me “Listën Serbe”, por me UÇK-në, me popullin dhe me Vetëvendosjen!

    Nëse doni liri, shtet të pavarur dhe sovran, votoni Vetëvendosjen, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin (GUXO). JO “srpska listën” e as zagarët e saj të dikurshëm dhe të sotshëm, që me veprimet e tyre terroriste subversive haptazi dhe fshehurazi po e rrezikojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, duke gjetur “alibi” se “fajin” e ka kryeministri Albin Kurti me Vetëvendsjen, gjoja duke e “kundërshtuar” strategjinë e interesave amerikane dhe evropiane perëndimore në Kosovë. Edhe pse kjo është rrena më e rafinuar inekzistente, megjithatë “ka prë ujë” te disa faktorë evropianë ndërkombëtarë, që tanimë Kosovën e kanë futur nën snaksione ndërkombëtare (Amerika dhe BE-ja) !?

    -A ka më turp dhe, më padrejtësi se kjo? – Të vihet nën sanksione ndërkombëtare, Kosova, që deri tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në çështje të brendshme të Serbisë, por vetëm se ka mbrojtur sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës nga agresioni dhe ndërhyrja e Serbisë.

    *** Shqipëria është bërë lëma e influencave heterogjene që tërheqin drejtime të ndryshme. S’ka vullnet, s’ka program, s’ka autoritet të njohur. Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin të vërtetën.” (Dr. Drilone nga Durrësi në pritje të pric Vidit, 1914).

    *** Meqë paska ardhur momenti i ligë, që të mos formohet qeveria e re e Albin Kurtit (më 26 tetor 2025) , për shkak të kundërshtimit dhe të mospajtimit të “srpska lista” dhe të opozitës shqiptare, tani , populli e ka më leht, që të përcaktohet se kujt t’ia hedhë votat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës. Natyrisht se, zgjedhësit votat maksimale-me PLEBISHIT, do t’ia hedhin Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sepse këta asnjëherë se kanë tradhtuar, mashtruar, shfrytëzuar, kriminalizuar dhe varfëruar popullin, por e kanë bërë të kundërtën, duke luftuar korrupsionin, nepotizmin, krimin, dhunën, plaçkitjen dhe shfrytëzimin e popullit. Kjo është përparësia, që Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen e renditin në VENDIN E PARË të vjeljes së votave me ( PLEBISHIT) të elektoratit në zgjedhjet e ardhme parlamentare në Kosovë.

    Dyshohet se, ata,, qe më se 20 vjet në liri, e votojnë “Srpska listen” nuk janë me UÇK-në, por vetëm me interesat e tyre personale, partiake dhe politike karrieriste dhe kolltukofagiste. Këtë e pati dëshmuar, edhe hedhja në rrugë e UÇK-së si “organizatë komunale pastruese”, që pati pasoja në shuarjen e Qeverisë së Përkohshme, si dhe në procesin e ndërtimit dhe të zhvillimit të mëtejmë të shtetit demokratik të pavarur dhe sovran(17 shkurt 2008- tetor 2025), ku edhe sot, Kosova nuk ka Ushtrinë Kombëtare të veten, e as kufijtë e saj shtetërorë, si dhe nuk është anëtare e OKB-së, sepse nuk po lejon Serbia e Madhe me aleatët e saj ndërkombëtarë, siç janë Rusia, Kina, Spanja, Greqia, Sllovakia, Qiproja Greke, Rumania etj. !!!

    Ky është problemi qenësor, jo Albin Kurti e as Vetëvendosja, që me të drejtë po duan qeveri shqiptare, jo “mulate” me “listen serbe” sikurse deri tash (2000-2025).

    Zgjedhjet e ardhshme, do e zhbllokojnë formimin e qeverisë Kurti

    -S’ka asnjëe dilemë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Albin Kurti dhe Vetëvendosja, do të fitojnë me plebishit mbi 50 për qind vota e shqiptarëve në Kosovë dhe në diasporë, me qëllim që t’I “hakmerren” “srpska listës” dhe opozitës aleate shqiptare me orientim të gabuar politik në favorin e interesave politike të Serbisë kolonialiste. S’ka dyshim se,këtë strategji politiko-propagandistike serbomadhe antivetëvendosje, do ta ndëshjojë plebishiti i ardhshëm i zgjedhësve në Kosovë.

    Që tani, mund t’iu uroj fitoren e thellë në zgjedhjet e ardhme parlamentare në Kosovë: Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Glauk Konjufcës, (Vjosa Osmanit nga “Guxo”) dhe anëtarëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, sepse të gjithë kanë dëshmuar se mbrojnë interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit demokratik, të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke vendosur sovranitetin e plotë edhe në Veriun e Kosovës.

    Gjithashu, të gjithë me Vetëvendosjen kanë dëshmuar se janë me UÇK-në, me Amerikën, me NATO-n dhe me Evropën demokratike integruese (BE). Ndaj, populli shqiptar, duhet ta votojë pa asnjë ngurrim Lëvzjen Vetëvendosje, jo ata, që janë mësuar t’i “kashagitin” interesat e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë, përkatësisht në Shqipërinë Etnike (1878-2025).

    -Sa më sipër, kam besimin e plotë se, Albini dhe vetëvendosja, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, sepse janë në “pararojë” të popullit dhe të shtetit të Kosovës, jo aleatë të “srpska listës” e as të hyzmeqarëve kuisligë të saj.

    Përgjigje e saktë e editorit Mazrekaj!

    Sepse pikësëpari vetë ajo “Srpska lista” me trabantët e saj kuislingë shqipfolës i ka “ekstraduar” në Gjykatën Speciale në Hagë heronjtë e UÇK-së: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, të cilët pa të drejtë qe 5 vjet (2020-2025) po “dergjen” në paraburgim në Hagë, si pasojë e akuzave dhe padive të rënda të Serisë agresore dhe gjenocidale, se gjoja këta heronj dhe UÇK-ja ishin “terroriste” dhe “mafioze” (!)

    -Po të kishte qenë ashtu, Amerika dhe aleatët e saj të fuqive të mëdha evropiane nuk do ta njihnin UÇK-në si organizatë çlirimtare krejtësisht legale në përputhjen me të drejtën humanitare dhe publike ndërkombëtare,si dhe me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bshkuara.

    (1) Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk duhet hyrë në të njëjtin “thes” aleator me “srpska listen!

    (2) Kjo është arsyeja kryesore, pse të gjithë votuesit shqiptarë në Kosovë dhe në diasporë, sine qua non duhet votuar Vetëvendosjen dhe listën “Guxo” me Albin Kurtin dhe me Vjosa Osmanin në krye në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, e jo assesi “srpska lista” dhe aleatët e saj shqipfolës, sepse në atë rast do të fitonte politika dhe diplomacia kolonialiste dhe hegjemoniste e Serbisë së Madhe.

    Qëllimi, të lihet Kosova si shtet jashtë OKB-së, si shtet I papërfunduar në kuptimin juridik ndërkombëtar!

    -Deri tash, dështimin e formimit të Qeverisë së Albin Kurtit në Prishtinë, më 26 tetor 2025, në mënyrën më reliefe dhe objektive e ka shpejguar shkurt e shqip, Editori i Gazetës “Bota Sot” në Zvicër, z. Xhevdet Mazrekaj, duke konkluduar se : “Pas këtij dështimi qëndron një lojë e orkestruar nga Beogradi, me ndihmën e Edi Ramës dhe me zbatimin e opozitës së bashkuar në Prishtinë. Qëllimi është i qartë: t’i tregohet opinionit ndërkombëtar se shqiptarët nuk janë në gjendje të qeverisin vetë dhe se Kosova është shtet i paqëndrueshëm… Ky dështim nuk është rastësi — është vazhdim i një skenari që e kam paralajmëruar gati një vit më parë, në shkrimin tim të 1 dhjetorit 2024:

    “A do të izolohet Albin Kurti nga Rama dhe opozita e bashkuar?”