Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka pësuar aneurizëm në tru.
Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një episodi të reality showt, “The Kardashians”, ku ka thënë se kjo ka ardhur si pasojë e stresit të madh, ka raportuar The New York Times.
Në trailerin e episodit ajo shihet duke ju nënshtruar një incizimi të trurit (MRI), ku pastaj mjeku i tregon se ka një aneurizëm të vogël, gjë që shkaktohet nga ënjtja e një arterie në tru, pasi muret e saj dobësohen.
Në trailer, shihet Kim duke treguar për kohën e vështirë që ka kaluar kur ishte e martuar me ish-burrin e saj, reperin, Kanye West, i cili është baba i katër fëmijëve të saj.
Jam e lumtur që ka përfunduar. Ish-burri im do të jetë prezent në jetën time përgjithmonë pavarësisht gjithçkaje. Kemi katër fëmijë bashkë”, dëgjohet të thotë 45 vjeçja.

