Kosovë Lajme

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

    Pas numërimit të 75% të votave të diasporës, në Mitrovicën e Jugut ka ndryshim në vendin e parë. Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje e ka kaluar Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Sipas rezultateve preliminare nga Qendrat Komunale të Numërimit, Tahiri i PDK-së ishte i pari me 40 vota diferencë karshit Pecit. Tahiri pati 15.393 vota, ndërsa Peci 15.353.

    Nga votat e diasporës, kandidati i LVV-së ka marrë deri tash 302 vota, ndërsa ai i PDK-së 175.

    Në total, Peci tash ka 15.655 vota, kurse Tahiri 15.568. Pra, Peci është mbi Tahirin për 87 vota deri tash.

    Kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës do ta përcaktojë balotazhi.