Një aksident trafiku ka ndodhur sot paradite në rrugën Strugë – Misleshovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një furgon që transportonte fëmijë.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, furgoni dhe vetura janë përplasur në afërsi të rrugës kryesore, ndërsa në vend janë parë edhe prindër dhe qytetarë të shumtë që kanë dalë për të ndihmuar.
Policia ndodhet në terren dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për lëndime serioze.