Për incidentin ka folur edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi. Ai tha se inicenti në fjalë nuk lidhet me procesin zgjedhor, por për shkak të një marrëveshje të mëparshme.
Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi kjo lidhet me një mosmarrëveshje të hershme, të para tre javësh. Tre personat e dyshuar janë të përfshirë në grabitje dhe vepra tjera ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor”, tha Gashi.
Gjithashtu, ai tha se deri tani asnjë person nuk është ndaluar lidhur me rastin, dhe se personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pas të shtëna me armë dhe raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës)”, deklaroi Ahmeti.