Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Mandatimi i tij vjen pas propozimit të emrit nga partia Lëvizja Vetëvendosje dhe pas përmbylljes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës të premten pas zgjedhjes së Rashiq nënkryetar.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.