Lajme Maqedoni

Arben Fetai: Turp dhe neveri për opozitën që manipuloj tragjedinë familjare në Kumanovë

    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka reaguar pas sqarimit të organeve të rendit lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kumanovë. Ai theksoi se tentim-vrasja ka qenë plotësisht për motive familjare dhe private, duke përjashtuar çdo lidhje politike.

    Sipas Fetait, prositejsa është arrestuar, ndërsa autori i këtij akti të rëndë është në ndjekje me urdhër-arrest.

    Në reagimin e tij, zv/kryeministri shprehu indinjatën ndaj politikanëve opozitarë, të cilët sipas tij, “në mënyrë të poshtër manipuluan një tragjedi familjare për të nxitur tensione dhe për të ndotur fushatën zgjedhore me ngjyrime politike”. Ai u bëri thirrje atyre që menjëherë të dalin publikisht dhe të kërkojnë falje.

    “Turp dhe neveri për këta hipokritë. Marrja ju mbuloftë!”, shkroi Fetai.

    Në fund, ai i uroi shërim sa më të shpejtë bashkëqytetarit të tij, Zekirja Shahinit./press7