Tubimi madhështor i Shkodran Alilit në Zvicër ka krijuar një valë të re diskutimesh në opinionin politik të Kërçovës. Kandidati i pavarur, i cili në fjalimin e tij theksoi se “Ali Ahmeti është krenaria e popullit shqiptar”, është pritur me një sallë të mbushur përplot nga mërgata kërçovare, duke treguar një mobilizim që rrallë shihet edhe në fushatat e partive të mëdha.
Kjo ka hapur pyetjen e madhe që po qarkullon në qarqet politike: kush e ka realisht përkrahjen e liderit historik, Ali Ahmeti? Kryetari aktual Fatmir Dehari, i cili prej 12 vitesh udhëheq Kërçovën, apo kandidati i pavarur Shkodran Alili, i cili po shihet si zëri i alternativës dhe energjisë së re?
Analistët vlerësojnë se ky zhvillim e bën garën për Kërçovën shumë më të paparashikueshme. Pjesëmarrja e diasporës në tubimin e Alilit shihet si tregues i prirjeve të reja, ndërsa dilema mbi pozicionimin politik ndaj Ali Ahmetit vetëm sa e nxit më shumë kureshtjen për ecurinë e fushatës./press7.tv
Lajme
Maqedoni
Pas tubimit në Zvicër hapet dilema: Kush e ka përkrahjen e Ali Ahmetit — Shkodran Alili apo Fatmir Dehari?
- nga gazetar2
- 23/09/2025
- Less than a minute
- 2 hours ago
