Sport

Vuçiq konfirmon stadiumin ku do luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Screenshot

    Aleksandër Vuçiq nuk ka dyshime. Ndeshja e kualifikueseve të Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do luhet në Beograd, por në Leskovac, sipas Presidentit serb.

    “Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta Federata Serbe e Futbollit nuk e ka përballuar dot presionin nga Ambasada Britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë ekipit tonë”, ka deklaruar fillimisht Vuçiq.

    Aty tifozët nuk e duan përfaqësuesen e tyre dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë. Më thonë nga Federata që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë”, shtoi Presidenti i Serbisë.