Lajme Maqedoni

Mickoski: Me Fetain komunikoj në anglisht! Flet rrjedhshëm katër gjuhë dhe është i shkolluar në universitete të shquara

    Kryeministri Hristijan Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, ndërkaq theksoi se me zëvendësin e tij komunikojnë në gjuhën angleze, përcjell TV21. Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara.

    https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a29203f7-380a-43c8-b154-b947e7a441c4

    “Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos t’i rendis. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht, ai ka biografi jashtëzakonisht kualitative, është shkolluar në universitete të shquara. E di që nuk e ka qëllimin ashtu siç tentojnë disa qendra për shkak të keqpërdorimit politik ta shpërqendrojnë opinionin. Sepse tenton, mundohet ta mësojë gjuhën maqedonase dhe e di sesa energji shpenzon këtu në 15 muajt e fundit”, tha mes tjerash Mickoski.