Lajme Maqedoni

Coca-Cola në Maqedoninë e Veriut diskriminon shqiptarët dhe gjuhën shqipe – Nisi fushata për bojkot!

    Një valë revolte ka nisur në Maqedoninë e Veriut kundër kompanisë Coca-Cola, pas fushatës së saj “Ndaje një Coca-Cola” e cila shpërndan etiketa vetëm me emra sllavë dhe torbesh, të shkruar në alfabet cirilik, duke përjashtuar gjuhën shqipe dhe shqiptarët, që përbëjnë mbi 24% të popullsisë së vendit.

    Fushata promovohet vetëm në maqedonisht, me aktivitete që zhvillohen ekskluzivisht në Shkup, Gjevgjeli, Dojran, Shtip, Strumicë dhe Manastir – qytete ku shqiptarët janë pakicë.

    Për më tepër, Coca-Cola përmes ndikimit të saj në treg po imponon ujin serb ROSA, duke kushtëzuar sipërmarrësit shqiptarë që nëse nuk e blejnë atë, nuk do të furnizohen me produktet e Coca-Cola.

    Kompania injoron shqiptarët në marketing, përfaqësim dhe respekt gjuhësor, ndërkohë që furnizon fuqishëm me birrën Skopsko tregun e Kosovës dhe Shqipërisë, pa investuar as 3% të buxhetit të marketingut në tregjet shqiptare.

    #BojkotoCocaCola

    ❌ Mos bli produkte që përbuzin gjuhën dhe identitetin tënd.
    ✅ Kërko barazi, respekt dhe përfaqësim të drejtë!
    Shqiptarët nuk janë konsumatorë të dorës së dytë.