Lajme Maqedoni

Mbyllet kufiri i Bllacës, s’ka hyrje dalje nga Maqedonia e Veriut

Screenshot

    Është mbyllur kufiri në Bllacë të Poshtme dhe me këtë ndalohen hyrjet dhe daljet nga Maqedonia e Veriut, transmeton TV21.

    Mbyllja e kufirit vlen për të gjitha automjetet dhe individët, ka njoftuar Lidhja Automote e Maqedonisë.

    Vendkalimi kufitar Bllacë e Poshtme është mbyllur tërësisht për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut (për të gjitha automjetet dhe individët)”, thuhet në njoftim.

    Kjo mbyllje vjen ngaqë në fshatin Bllacë kanë shpërthyer zjarre.