Sport

Vdes futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota

    Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur në një aksident trafiku në provincën Zamora, shkruan gazeta spanjolle Marca, p[ërcjellë KosovaPress.

    Fatkeqësia ndodhi në kilometrin 65 të A-52, në lartësinë e terminalit komunal të Palacios de Sanabria.

    Lojtari i Liverpool vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte përkrah vëllait të tij Andre, 26 vjeç, i cili është gjithashtu futbollist profesionist, pësoi një dalje nga rruga që shkaktoi zjarr.