Sport

Reali fiton derbin e klubeve evropiane dhe kalon në çerekfinale

    Ndeshja e dy klubeve të Evropës në Kupën e Botës për Klube i ka takuar Real Madridi. Gjiganti spanjoll mposhti gjigantin italian Juventusin me rezultat minimal, 1:0. Vendosi goli i shënuar nga Gonzalo Garcia.

    Ai e realizoi golin e fitores në minutën e 54-t me asistim të Trent Alexander-Arnoldit.

    Me fitore, Reali u kualifikua në çerekfinale të Botërorit të klubeve.

    Kthimi i Kylian Mbappes u prit me brohoritje nga shikuesit e pranishëm në stadiumin “Hard Rock” në Miami. Ai i mungoi Realit për shkak të problemeve shëndetësore. Për Mbappen ishte paraqitja e parë të martën mbrëma ndaj Juventusit.

    Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Juventus

    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Real Madrid – Juventus. Ky takim po luhet në stadiumin “Hard Rock” në Miami dhe i takon një të tetës së finales të Kupës së Botës për Klube.

    Të dyja skuadrat kishin raste për gola. Por asnjëra prej tyre nuk i konkretizoi rastet në pjesën e parë.