Shkup, 8 Maj 2025 – Në përvjetorin e parë të mandatit të saj si deputete, Mimoza Musa ka reflektuar mbi rrugëtimin politik dhe angazhimin e saj ndaj qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ajo u zgjodh më 8 Maj 2024 me mbi 107 mijë vota, përfaqësuese e Aleancës për Shqiptarët në kuadër të koalicionit VLEN.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Musa tha se mandati i saj nuk është thjesht një numër, por “zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim”.
Përballë një klime politike të trazuar, ajo theksoi vendosmërinë e saj për të mos e tradhtuar besimin e qytetarëve:
“Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët. Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj. Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision.”
Deputetja Musa përfundoi me një mesazh optimist: “Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara.”
Statusi i plote:
“Një vit më parë, më 8 Maj, mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve si deputete e Aleancës për Shqiptarët, në listën e koalicionit VLEN.
Ky mandat nuk është thjesht një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim.
Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin: Me kë është deputetja Mimoza Musa?
Sot, në një klimë politike të trazuar, dua të jem e qartë me ju:
Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët.
Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj.
Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision.
Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara.“
Press7.tv