Lideri i Opozitës, Sali Berisha, zhvilloi takim me ish-Komisionerin, Johannes Hahn, takim ky nw tw cilin wshtw disktuar pwr situatën politike dhe demokratike në Shqipëri.
Sipas njoftimit nw fokusin e bisedws mes Berishws dhe Han-it kanw qenw gjendja e demokracisë në vend, përfshirë kapjen e institucioneve, presioni ndaj Opozitës, dhe shpwrngulja masive e qytetarëve shqiptarë.
Berisha ka theksuar se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama dhe përfshirja e tij në manipulimin e institucioneve ka sjellë një erozion të standardeve demokratike. Ai ka ngriur shqetësime edhe për heshtjen dhe qëndrimin pasiv të disa zyrtarëve në Bruksel dhe ambasadorëve të huaj. Sipas tij ata kanw mbyllur sytë ndaj këtyre fenomeneve dhe kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën.
Nga ana tjetër, Komisioneri Hahn shprehu angazhimin e tij të plotë për të qenë një avokat i fortë për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për të mbështetur integrimin europian të vendit. Ai wshtw zotuar se do ta ngrejë zërin për të gjitha problematikat që janë ngritur nga Partia Demokratike dhe që janë pasqyruar në rezolutat e mbështetura nga Partia Popullore Europiane (PPE).
Takimi u vlerësua si shumë pozitiv dhe konstruktiv, duke dhënë sinjale për një mbështetje më të qartë ndaj aspiratave demokratike të Opozitës shqiptare dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim.