Lajme Shqipëri

PD nuk ka besim në procesin votues në diaspor, Topalli:  KQZ dhe SPAK të ndërmarrin veprime

    Jozefina Topalli, drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën renditi problemet e procesit që në vlerësimin e saj cenojnë integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.Ajo kërkon që KQZ dhe SPAK që të veprojn në këtë drejtim, pasi dyshojn që kompani DHL shkel protokollin.

     “Një ndër problematikat është mos shkuarja në adresë përkatëse për të tërhequr zarfin siç është marrëveshja, ka pasur raste që ka munguar fleta e votimit. Ka pasur raste që zarfet janë hedhur në oborr ose e ka marrë komshiu që nuk është e ligjshme. I bëj thirrje KQZ që të kërkojë DHL të përmbushin detyrimet ligjore logjistike. Thyerja e afateve dhe standardeve të vendosura në ligj është cënim i votës së shqiptarëve dhe do cënonte integritetin e zgjedhjeve”,  shprehet Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD-së për diasporën.

    Juristët e Partisë Demokratike pranë KQZ kanë konstatuar se në shtetin grek po kryhet krim zgjedhor për të cilin SPAK duhet te nisë hetim penal.