Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.
Çitaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Në përmbyllje, Çitaku ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Kosovë
Lajme
Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës
- nga gazetar2
- 10/11/2026
- Less than a minute
- 44 minutes ago

