Kosovë Lajme

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, duke e dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

    Rasti ka të bëjë me pagesën shtesë prej 53.1 milionë eurosh ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Përveç Lekajt, në këtë proces gjyqësor akuzohen edhe Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

    Çështja ishte kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e parë dhe kishte urdhëruar shqyrtimin e rastit nga fillimi.

    Me aktgjykimin e sotëm, gjykata ka marrë vendim të ri lidhur me përgjegjësinë penale të të akuzuarve në këtë rast.