Gallapeni: Jemi të bashkuar, luftojmë për njëri-tjetrin
Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni ka folur para ndeshjes finale të play-offit, ndaj Turqisë. Ai ishte optimist se do të arrijnë suksesin e shumë pritur, pasi sipas tij grupi është i bashkuar dhe luftojnë për njëri-tjetrin. Gallapeni komentoi fitoren ndaj Sllovakisë, ndeshjen finale ndaj Turqisë dhe përkrahjen e madhe që po marrin nga tifozët ”Dardanë”.
